Një infermiere e re nga Spitali Rajonal i Beratit ka ndërruar jetë. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka njoftuar vetë spitali i Beratit, ndërsa ka pasur një reagim edhe nga Shoqata e Infermierëve.
“Sot u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj. Ajo ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por që fati e deshi të largohej në mënyrë të trishtë dhe në moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë për kolegët e saj dhe gjithë stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe “Angel” me sytë e bukur!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në reagim.