Nga Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Në prag të datës 1 Shtatorit “Ditës së
Mbretërisë Shqiptare”
Prej më shumë se një shekulli, që nga Shpallja e Pavarsisë pa llogaritur periudhën para dhe pas Lidhjes së Prizerenit, kombi ynë ka kaluar nëpërmjet një rruge të gjatë e të mundimshme.
U perballë me Traktatin e Shen -Stefanit-Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës, Konferencen e Parisit ku me sejcilën prej tyre lidhet me patjetër Lidhja e Prizerenit, Shpallja e Pavarësisë dhe Kongresi i Lushnjes.
Pas Shpalljes së Pavarsisë dihet se Kongresi i Lushnjes, bëri kthesën e madhe dhe Shqipëri filloj të bëhet shtet dhe ku gjithashtu prej Konferencës së Parisit, u arrit të ruhen të paktën kufijtë londinez edhe pse të cunguar nga Kongresi i Berlinit e Konferenca e Londrës.
Shqipëria u përball edhe me dy luftra botërore, ku perfundimisht, pas LDB , doli e cunguar dhe për fatin e saj të keq nën diktaturën komuniste. Nga shpallja pavarësisë e deri më sot kemi kaluar sisteme qeverisëse dhe sisteme politike të ndryshme, por tre periudha ngelen kryesore për ne.
Ajo e periudhes para LDB që fillon me shpalljen e pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes deri më 1944
2-Ajo e diktatures komuniste 1944-1991.
3-Periudha postkomuniste e pluralizmit të pas viteve ‘90 e deri sot.
Periudha ku Shqiperia e sotme mund të marrë shembullin e mirë të saj, ajo ku filloj formimi i shtetit modern europiano-perendimor, ku pati stabilitet politik, ekonomik dhe social, ku pati shtet të së drejtës ndaj pronës e tregut të lirë, ku patj rend e qetësi, ku pati të drejtë besimi dhe arsimimi, mbetet padyshim ajo e para, ajo e viteve 1920-1939 e quajtur me të drejtë “Koha e Zogut”, i cili me filozofinë e Tij arriti që fiset të i bëj komb dhe kombin shtet.
Pse sot kërkohet Filozofi Zogiste!
Çeshtja kombëtare eshtë themeli i Filozofisë Zogiste, “ Atdheu mbi të gjitha”
Kundër kësaj për fat të keq!
Dje dhe sot si edhe dihet për interesa të ngushta pushteti, interesat kombëtar shpeshherë janë shitur.
Sot, dorëzim pa kushte tek çdo kancelari e huaj para çdo marrveshje bashëpunimi pavarsisht kushteve shoviniste vënë prej tyre vazhdojnë të cënojnë integritetin dhe interesin tonë kombëtar, kjo gjoja në interes të integrimit dhe gjeopolitizmit.
Për Filozofinë Zogiste dhe për PLL këto janë të pafalshme dhe të rrëzikshme, asnjëherë nuk mund të ketë integrim në kurriz të interesit kombëtar, Shqipëria boll dhe shumë ka humbur në shekuj…
Ne duhet të jemi më serioz dhe më të qartë në çfardolloj qendrimi tonin, kjo me platformë fikse kombëtare të qartë dhe gjithpërfshirëse, kuptohet gjithmonë edhe me qeverinë e kosovës dhe faktorët e tjerë shqiptar në rajon e shtetet fqinje, asnjëherë me qendrime individuale apo të një grupi të caktuar edhe pse mazhorancë momenti!
Sot, në këto kohë moderne, Shqipëria ka nevojë për Filozofinë Zogiste pasi ajo mbart mbi vete
dhe mbështet në në thelb shtetin e së drejtës, me qëllimin e vetëm ku fiton gjithmonë e drejta dhe jo forca e pushtetit dhe forca e parasë së të fortit.
Gjithashtu sipas Filozofisë Zogiste, shteti i fortë bëhet nëpërmjet një administrates profesionale dhe jo nepotike e politike edhe kjo e vertetuar më së miri në vitet ‘20 dhe ‘30.
Kjo është ajo që kërkohet edhe sot për një shërbim dhe punë cilësore…
Arsimi cilësor sjell administrstë të fortë prandaj ai ngelet shtylla e të bërit shtet dhe komb.
E drejta e pronës dhe drejta tregut të lirë , mbetet një shtyllë e fortë tjetër e Fiozofisë Zogiste, këto të drejta u përdhosën në diktaturën komuniste dhe u deformuan për të mos u arritur kurre në këtë lloj pluralizmi si sot.
Prona duhet të ju kthehet pronarëve të ligjshem duke ndryshuar ligjin 7501.
Pa kthimin e pronës tek pronari i vertetë nuk do kemi asnjëherë investime serioze tek ne.
Kthimi i tregut të lirë pa oligipole që përcaktojnë tregun dhe çmimeve mbetet një detyrim tjetër.
Sistem bankar dhe para e fortë, ky eshtë shembulli i një shteti dinjitos e me ekonomi të qëndrueshme sipas asaj që sot kërkojmë ne, e jo borxh publik galopant, kredi me perqindje të larta, pastrim parash dhe banka të nivelit të dyte të ngritura me para pushtetarësh të korruptuar.
Pa një sistem bankar të fortë nuk mund të kesh parametra të shëndosha makroekonomik.
Filozifia Zogiste është për rend e qetësi.
Nëse nuk je i qetë në familjen dhe habitatin tënd nuk mendon dhe jeton kurrë i lirë por me stres dhe ankth.
Vrasje dje nga shteti e sot nga krimi që nuk luftohet por stimulohet po prej shtetit.
Filozofia Zogiste e percjelle sot prej nesh kerkon xhandarmari shteterore me kuadro të pregatitur e të vlerësuar për kthimin e rendit dhe qetësisë.
Civilizimi modern i shoqërisë kundrejt një familje model ishte dhe ngelet modeli filozofia zogiste dhe jo shkatrrimi i saj siç ndodhi në diktaturë dhe ç’orientimi që po i bëhet asaj sot në pluralizëm.
Prandaj sot kërkohet dënim maksimal, i atyre që stimulojnë, merren dhe perhapin fenomene negative drogë, prostitucion, amoralitet dhe shfaqje jo dinjitoze për një shoqëri si kjo e jona fenomene këto që bien ndesh me karakterin e familjes shqiptare.
Thelbi i Fiozofisë Zogiste mbetet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ku çdo kush i lidhur dhe pjesë e tyre marrin drejtësisht dhe padiskutim atë që meritojnë…
Përsa shkurt më sipër
Filozofia Zogiste, kjo pra e vërtetuar dhe e mundshme edhe për sot, eshtë ajo që i duhet më së miri sit Shqipërisë dhe shqiptarëve per të bërë të mundur zhvillimin dhe antarësimin tonë për në BE duke i thënë Jo shpopullimit dhe Po familjes.
Pse Mbretëri kushtetuese?
Pas viteve ‘20 Shqipëria deri në 1924 nuk pati stabilitet politik e ekonomik.
Në vitet 1925 deri më 1928 ishte republike.
Me 1 Shtator 1928 ajo u shpall ligjërisht Mbretëri Demokratike Parlamentare e Treshigueshme dhe Ahmet Zogu u shpall ligjerisht Mbret i shqiptarëve ZOG I.
Ahmet Zogu pas viteve ‘20 ishte Ministër, Kryeministër i vendit, President dhe Mbret.
Pas LDB, Shqiperia u shoall në mënyrë antikushtetuese republikë parlamentare.
Eshte e ditur dhe e vertetuar, se mëshirimi i filozofisë zogiste, me të gjitha ato që thamë më lart, u bë i mundshëm, ishte më i lehtë, më i arrishem dhe më produktiv për qytetarët vetëm në një sistem qeverisje si ai i pas vitit 1928, Mbretëri.
Vete Mbreti, eshte kryetari i shtetit eshte institucioni qe ve nteresat kombetare mbi gjithçka duke harmonizuar me reciproritet marrdheniet me jashte ashtu si dhe duhet.
Siguron barazie drejtësi politike, ekonomoke, sociale e tregtare per kedo.
Siguron mirfunksionimin e pushteteve për zgjidhjen drejt të çeshtjeve prone, drejtesi e qetesi dhe nuk lejon qeveri, parti politike apo kedo tjeter te neperkembi interesat e qytetareve te vet në emër të interesave vetjake.
Vetë mënyra e organizimit të shtetit me një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese, bēn të mundur funksionimin si duhet të çdo institucioni të pavarur dhe kushtetues pa ndikime politike klienteluste duke shtet të së drejtës e me patjetër votën dhe fjalën e lirë.
.
Ku lloj sistemi i provuar prej të pakten nga Lidhja e Prizerenit ka qenë sistemi që ka sjellë zhvillim qetësi e stabilitet tek ne.
Në shumë vende të Europës, po dhe botës, vendet me një sistem qeverisës monarkist, janë vendet më të zhvilluara sot ekonomikisht, me standarte dhe me me një stabilitet për tu marrë shembull nga vendet me republikë parlamentare apo presidenciale.
Janë këto pak prej shumë arsyeve, pse Partia Levizja e Legalitetit ka në thelbin programor të saj Filozofinë Zogiste e zbatuar kjo më së miri në një komb të bashkuar nën kurorën mbretërore.
Janë këto disa prej shumë arsyeve të tjera, pse një qytetarë shqipëtar me të drejtën e vet sublime per të përzgjedhë alternativa, të zgjedhe alternativën e Partisë Levizja e Legalitetit.
“ATDHEU MBI TE GJITHA”