Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Mjull Bathore, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Shtetasi D. C., që po drejtonte automjetin, ka aksidentuar shtetasen Y. C., 52 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Për momentin, grupi hetimor është i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sakaq, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe për të marrë masat e nevojshme.