BallinaAktualitetErvin Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në...

Ervin Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në Ministrinë e Brendshme

spot_img
spot_img

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit ka patur pak dalje publike e deklarime mediatike.

Pavarësisht këtij profili të ulur, këto 36 ditë në detyrë, i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton.

Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.

Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme. (TCH)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular