BallinaKronike“Nuk ka garë, të gjithë do të dalin të kënaqur”, Zogaj: Rama...

“Nuk ka garë, të gjithë do të dalin të kënaqur”, Zogaj: Rama shkon drejt fitores së katërt

spot_img
spot_img

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN Tv, po diskutohet për përgatitjet e partive kryesore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. Analisti Preç Zogaj u shpreh se nuk sheh garë elektorale, por të gjithë do të dalin të kënaqur dhe se Rama do të shkojë drejt një fitoreje të katërt me 800 mijë anëtarët e partisë.

“Zgjedhjet nga natyra, kanë ngërthyer dhe duhet të ngërthejnë një emocion politik, emocionin e garës. Gjithkush mund të vëjë bast se kush fiton, por e përcakton fusha e lojës, ka gjithmonë një garë të hapur. Kësaj radhe edhe unë mendoj se nuk duket, së paku në këtë periudhë, se ka një garë. Të gjithë palët kanë disa objektiva konkrete, që duket se do t’i realizojnë. Pavarësisht retorikës, të gjithë do të dalin të kënaqur.

Kryeministri shkon drejt një fitore të katërt me partinë e tij dhe kuadratin elektoral 800 mijë, që e trajton si kazermë politikë, bashkë me patronazhistët dhe zyrtarët.

Nga ana tjetër, shoh që opozita kryesore, PD, është në fabulën e mbrojtjes. Për momentin them, siç është tani gjendja, në perspektivë nuk shihet një gjë e re, gjërat do të rrinë kështu siç janë. Asnjëherë nuk mund të jemi determinist, sepse mund të ketë ngjarje dhe zhvillime. Shumë gjëra do të lidhen edhe me zgjedhjet në Amerikë dhe atë që do të ndodhë me sistemin e drejtësisë.

Zgjedhjet në SHBA do të kenë shumë ndikim se çfarë do të ndodhë në Shqipëri.

Krerët politikë këtu atje i kanë sytë, me ata i bëjnë hesapet dhe ëndrrat i shohin me atë që do të ndodhë me zgjedhjet e nëntorit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular