Ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano ka pasur sërish probleme shëndetësore. Sipas dy burimeve të pavarura, Nano ka pësuar një rrëshqitje dhe shembje kockash, por situata nuk është kërcënuese për jetën e tij.
Një nga miqtë e afërt të zotit Nano shpjegoi se ai ka pësuar një frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë. Nano, i cili ka qenë në terapi fizike për disa muaj, u rrëzua gjatë ushtrimeve dhe tani është në trajtim në një spital privat. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e nesërme.
Për momentin, situata shëndetësore e tij është nën kontroll, sipas komunikimeve nga familja. Kujtojmë se vitin e kaluar, Nano iu nënshtrua një intubimi për një problem kronik respirator, por pas trajtimit intensiv, shëndeti i tij u stabilizua.
I urojmë zotit Nano shërim të shpejtë dhe të plotë.