Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij nga ballkoni i shtëpisë ditën që u njoh në SPAK me akuzën zyrtare për korrupsion, ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kësaj strukture të drejtësisë.
Ish-kryeministri për herë të parë ka paralajmëruar edhe ndërkombëtarët, (SHBA), që të mos e mbështesin më monstrën që krijuan vetë (SPAK), pasi nuk do ketë më tolerime. Duket se thirrja i drejtohet posaçërisht SHBA të cilat jo vetëm janë deklaruar zyrysrisht si financues dhe mbrojtës të SPAK, por edhe kanë ekspertët e tyre të FBI dhe DEA të atashuar pranë kësaj strukture të posaçme e cila i komunikoi këtë të mërkurë akuzën për korrupsion pasiv Sali Berishës.
Pjesë nga fjalimi:
Sot ne ndjehemi më të fortë se kurrë.
Sot ndjehemi më të motivuar se kurrë.
Sot ne dalim ballë për ballë me kriminelë që zënë prita në zyrat e shtetit.
Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar, mos mbështesni monstra se nuk do të tolerojmë.
Jo dhe jo.
Krijuat monstrën në Shqipëri, nuk e pranoni dot se nuk ju lejon korrupsioni të pranoni krimin e shëmtuar që bëtë ndaj shqiptarëve.
Qytetarë e qytetare, fati në duart tona, betejë pa kthim.
Qytetarë e qytetare, kjo është vepër kriminale e Edi Ramës, trafikantëve të drogës, vepër kriminalë e korruptorëve ndërkombëtarë.
A ju kujtohet ju Vllahica, që vodhi komisionin dhe u shkarkua shefi i OLAF-it?
Çfarë ishte ajo? Ajo ishte një Mellonai, ajo ishte një Duman me pantallona.
Ajo nuk ishte vetëm por kishte vëllezër dhe motra të tjerë.
Shikoni pra se çfarë i krijuan Shqipërisë?
Asnjë hetues i Enver Hoxhës nuk e bënte dot këtë.
Ai vendoste në mënyrë absurde, ai thyente kocka, por nuk mund të thonin kurrë se mori përsipër në vitin 2007 dhe ua miratoi në vitin 2013?
A ka përqeshje më të madhe se kjo?
McGonigal nuk ishte vetëm. Kishte të tjerë me fustanë, kishte të tjerë me pantallona.
Shqiptarë dhe shqiptare, ata që shkatërruan drejtësinë, ata u morën lirinë me Edi Ramën.
Ata u morën dinjitetin me Edi Ramën,
Ata që u tregojnë pollet, mbështesin diktaturën.
Në çdo diktaturë, pollet janë në qiell për diktatorin.
Në çdo diktaturë, një krye të polleve del diktatori.
Ndaj ju ftojmë ta vazhdojmë këtë betejë pa komplekse.
Ta vazhdojmë këtë betejë pa komplekse.
Ta vazhdojmë këtë betejë me guxim.
Të ngrihemi dhëmb për dhëmb kundër këtij pushtimi dhe t’i japim Edi Ramës, organizatave të tij kriminale në SKAP, në qeveri, në polici dhe kudo që janë, vendin që meritojnë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!