BallinaOP EDSPAK po i jep një shans të fundit PD-së

SPAK po i jep një shans të fundit PD-së

spot_img
spot_img

Nga Namir Lapardhaja
E gjithë përpjekja e Sali Berishës për ta përdorur PD-në si bunker kundër Prokurorisë së Posaçme, ka shkuar dëm.

Ai ka arritur vetëm ta izolojë ndërkombëtarisht, të zhbëjë vokacionin opozitar të një partie që historikisht ka përfaqësuar interesat e popullit, duke e shndërruar në një parti që përpiqet të mbrojë interesat e një njeriu dhe ka shkatërruar çdo individualitet politik brenda atij grupimi, duke e kthyer në një gazermë që i vetmi urdhër që zbatohet është “Poshtë Dumani-Free Berisha”.

Komunikimi i akuzës ditën e sotme nga SPAK tregon se, përveçse shkatërrimit të PD-së dhe mungesës së besimit se kjo forcë mund të përfaqësojë interesin e njerëzve për ndryshim, aksioni ka dështuar, ashtu siç ka dalë i gënjeshtërt premtimi për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

PD-ja sot është më e shpartalluar se kurrë, më e ndarë se asnjëherë dhe e pangjashme në sektarizëm.

Ai nuk ka arritur të mobilizojë demokratët, ashtu siç nuk ka arritur të trysnojë SPAK-un dhe GJKKO-në, duke e bërë kështu jo thjesht humbësin e një beteje, por të krejt luftës, për të cilën gjatë kësaj kohe u harxhuan miliona euro, u përdorën mijëra orë televizive në dispozicion dhe u keqpërdorën me qindra njerëz që edhe mund të kenë besuar në momente të caktuara tek e drejta e ‘kauzës’.

Të mos harrojmë se Berishës nuk po i komunikohet akuza si ‘lider i opozitës’.

Përkundrazi, si drejtues i asaj që ka ngelur nga PD-ja, Edi Rama ka ofruar të gjithë mundësitë për të bashkëpunuar me Berishën. E ka bërë për të amnistuar të korruptuarit, ashtu siç e bëri për të mbyllur listat e deputetëve, sepse vetëm kështu Berisha mund ta mbante të mbledhur rreth vetes grupin e deputetëve të PD-së, ngase sot është e qartë se e gjithë beteja e tyre nuk bëhet ‘për Berishën’, por që Berisha t’u sigurojë një vend në listën e sigurt të vitit të ardhshëm. Dhe pa këtë ‘dhuratë’ nga Rama, ai nuk mund t’ua mundësonte dot.

Gjithsesi, komunikimi zyrtarisht i akuzës nga SPAK-u dhe marrja e të pandehur të Berishës, është mundësia e fundit që një organizate politike i jepet për të reflektuar dhe për të gjetur forcë brenda vetes për t’u ndarë nga e shkuara dhe për të nisur një aksion politik për njerëzit dhe jo për ‘veten’. Një pjesë e madhe e tyre nuk e bën kur u shpall “non grata” nga SHBA-të, duke iu bashkuar me shpresën se po shkonin pas më të fortit, mirëpo sot kanë mundësinë për të kuptuar se nuk paskan shkuar pas më të fortit, por pas humnerës politike, që si destinacion të vetëm ka Kurrkundistanin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular