EMRI+FOTO/Shuhet kompozitori dhe studiuesi njohur

0
148

Sot, arti dhe shkenca humbën një nga figurat më të shquara të tyre, studiuesin dhe kompozitorin Edmond Buharaja. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme dhe puna e palodhur studimore, e cila përfshin botime të shumta dhe të vlefshme, do të mbeten një trashëgimi e vyer për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Simfonia e tij “Alpine” me Interlud ka marrë çmime dhe mirënjohje nga disa prej figurave më të njohura të artit ndërkombëtar. Po ashtu, botimi i tij i “Analizës Schenkeriane”, i dedikuar interpretimit organik të strukturave muzikore, është vlerësuar nga studiues të njohur si E. Pozzi, W. Drabkin dhe S. Pasticci, të cilët kanë ofruar urime dhe vlerësime të larta për këtë punë.

Kontributi i Buharajës në të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Universitetin e Arteve në Tiranë, Akademinë e Shkencave në Shqipëri, Institutin Albanologjik në Prishtinë, dhe Universitetin e Pejës, ka qenë një vlerë e shtuar dhe do të mbetet gjithmonë i nderuar dhe i kujtuar me shumë respekt.

Universiteti i Arteve ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Profesori Buharaja, duke theksuar se ai do të mbahet mend si një njeri i mirë, i drejtë, i thjeshtë dhe mbështetje për të gjithë ata që e kanë njohur. Në mesazhin e tyre, Universiteti ka shprehur: “Për Prof. Edin duhet të flitet gjatë, por sot jemi të pafuqishëm. Mund të themi vetëm: Prehu në paqe, miku, kolegu dhe Profesori ynë i nderuar Edmond Buharaja.”