BallinaAktualitetGoditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, përfundojnë në pranga 8 persona

Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, përfundojnë në pranga 8 persona

spot_img
spot_img

Operacioni policor i koduar “No Chance” ka përfunduar me sukses, duke çuar në arrestimin e 8 personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në falsifikimin e dokumenteve dhe ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ky operacion, i koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Departamentin e Policisë Kriminale, ka ndodhur nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.

Operacioni u realizua pas një hetimi 9-mujor të ndjekur me metoda speciale, dhe rezultoi në arrestimin e 8 shtetasve, të cilët u akuzuan për veprat penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave”, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të operacionit, janë arrestuar më parë në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar këta persona:

A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë
M. D., 40 vjeç, banues në Fier
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër
J. Ç., 51 vjeç, banuese në Gjirokastër
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër

Gjatë operacionit, është zbuluar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve. Në të janë sekuestruar laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, operacioni policor i koduar “No chance”.

Vihen në pranga 8 shtetas, pjesë të grupit kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjendet një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve. Sekuestrohen laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, si rezultat i një hetimi 9-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “No chance”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas.

Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.

Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
M. D., 40 vjeç, banues në Fier;
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
⁠J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular