BallinaSport“Gruaja jote më ka bërë magji të zezë”, futbollisti i njohur nis...

“Gruaja jote më ka bërë magji të zezë”, futbollisti i njohur nis luftë të hapur me të atin dhe tërhiqet nga Kombëtarja

spot_img
spot_img

Kapiteni i klubit të Shefilld Junajtid në Angli, Anel Ahmedhoxhiç, është tërhequr nga përfaqësuesja e Bosnjë Hercegovinës pas një debati publik me babain e tij. Lojtari 25-vjeçar deklaroi se kishte ndërmarrë këtë hap drastik me keqardhje, por ishte i nevojshëm pas një debati publik në të cilin babai i tij, Mirsad, kishte aluduar se bashkëshortja e futbollistit, Marijana, i kishte bërë magji të zezë.

Lojtari theksoi se dëmtimet e kishin shtyrë të merrte këtë vendim për tërheqjen nga ekipi kombëtar në moshë të re, duke nxjerrë si shkak edhe trajtimin e gabuar mjekësor atje, apo edhe fyerjet në rrjete sociale. Ndërsa i ati insistoi publikisht se e nuk e cilësonte me si djalin e tij dhe se vendimin për t’u tërhequr nga përfaqësuesja e Bosnjës e kishte marrë pasi ishte shtyrë nga njerëz të këqij.

Lojtari lëshoi një deklaratë që u publikua nga televizioni N1 në Bosnjë, duke sqaruar pozicionin e  tij.

“E vetmja gjë që dikush dëshiron nga babai i tij është mbështetja dhe krenaria. Fatkeqësisht, kam marrë shumë pak nga kjo. “Ajo që kam marrë shumicën e kohës ishte manipulimi, gënjeshtra, mashtrimet dhe ngacmimet pothuajse të përditshme. Ky është tipi i mashkullit që tregon “fuqinë” e tij mbi femrat, por nuk ka pasur kurrë guximin t’i rezistojë një mashkulli tjetër.

Pra, kur ai thotë se nuk më interesojnë prindërit e mi, është një gënjeshtër e plotë. Ky nuk është një burrë. Ai shkon pas njerëzve që më interesojnë sa herë që ka ndonjë problem. Ai u bëri gjëra të tmerrshme njerëzve që i dua, por nuk dua të flas për këtë këtu.

Të thuash që gruaja ime bëri magji të zezë mbi mua është shumë fyese për mua dhe veçanërisht për gruan time, sepse ajo është e mrekullueshme. Është shumë e vështirë të gjesh një grua që do të kujdeset për ty si ajo dhe unë jam shumë me fat që djali im ka një nënë kaq të mrekullueshme. Dhe pastaj të thuash që nuk më lë të shkoj në ndeshjet e kombëtares? Është qesharake.”, thuhej në deklaratën e futbollistit kundër të atit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular