BallinaAktualitetRrebeshe shiu, shtrëngata dhe breshër! Parashikimi i motit për këtë të premte

Rrebeshe shiu, shtrëngata dhe breshër! Parashikimi i motit për këtë të premte

spot_img
spot_img

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 28°C
në zonat e ulëta 17 deri 27°C
në zonat bregdetare 20 deri 27°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular