BallinaOP ED“Dua të jem kandidat…”/Një shpërthim i njeriut të lirë, që përballet me...

“Dua të jem kandidat…”/Një shpërthim i njeriut të lirë, që përballet me “klonet” demokratike të Tiranës politike-

spot_img
spot_img

Nga Shefqet Meko
-Një shpërthim i njeriut të lirë, që përballet me “klonet” demokratike të Tiranës politike-

Tirana ka ndezur “motorrët” elektoralë, duke u përpjekur t’i ngjasojë Amerikës, ku sapo mbyllet një fushatë, fillon tjetra dhe media, kjo “sprijë” e demokracisë, gllabëron miliona dhe nuk ngopet kurrë, kurrë… Vetëm kur jeton brënda Amerikës, e kupton “magjinë” e dollarit dhe fuqinë hipnotike të tij. Unë vështroj me vëmendje se kam jetuar “kohë të çuditshme” që brezi im sikur i ka harruar, por jo unë.

Nuk di se ndërsa dëgjoja për “sekretarët e parë” në qarqet elektorale, më shkrepi në mendje një ide e çmendur: Po sikur të shpall edhe unë kandidaturën për deputet? Gati një çerekshekull në Amerikë, kam parw shumë. Ja di hilet politikës, kam përvojë vëzhguese, jam një moshë e artë që dua të shërbej për atdheun tim. Kam krijuar asete që dua t’i shkrij për “të ardhmen shqiptare”. Në ëndërr si i çmendur thashë “T’i shes të gjitha dhe të bëhem zë shqiptar”. Sepse Amerika më ka mësuar një gjë të madhe: “Nuk bëhesh dot politikan me “brekë të grisura”… “Jam gati…” i thashë vetes pa pyetur gruan dhe fillova ëndërrimin. Do paguaj Sandrin të më ftojë në “Opinioin” e Bledit moshatar, do i them “Yllit të Pallatit të rinisë” që “jam gati të paguaj”… Grida do bëhet xheloze dhe do më ofrojë hapësirë për “hiçgjë..” sepse jam patriot më “simpatinë e saj drithëruese”…

A e shikoni se unë mund të konkuroj? Kam parë aq shumë. Kaq dëgjuar pafund “pallavra amerikane” dhe dua të vij si “Kandidat nga Amerika”. Nuk do vij si “Dentisti nga Hudënishti” që humbi duke bërë viza për në “Afrikën e Jugut”. Do vij më “xhepin tim” që të më dëgjoni…

Ku ta filloj aventurën? Të telefonoj Ramën apo “papafingon”? Të flas me Erionin apo me Spiropalin?Dua të pyes Trampin, se cilin telefonoi kur shpalli kandidaturën nga Nju Jorku dekadën e shkuar. Por ai nuk më njeh. Emri im e tremb. I kujton Abdullën e botës mylsimane që ai e mërmërit si në përrallat arabe, ani pse unë nuk kam shkuar kurrë as në xhami, as në kishë,pra në këtë pikë si Trampi jam.

Dua të shpall kandidaturën për deputet. Edi Rama nuk ma di emrin. Përpiqem të marr në telefon mëkëmbësin e tij në Uashington DC, ambasadorin shqiptar nga Shkodra e rinisë, por ai nuk ma ngre telefonin. Edhe një “dhuratë intelektuale” që i dërgova, nuk bëri zë fare. Heshti si “Rozafa” nën piklimin e gjinjve të saj që rridhnin qumësht… E habitshme. Ku të trokas?

“Idjot. Në Tranë nuk të bën deputet paraja, por sevdaja politike. A ke sevda për ndonjë parti?” më pyet një zë. “Jo, them. Partitë më kujtojnë PPSh që e kam dashur, por ajo kurrë nuk më deshi. Tani nuk dua asnjë parti… Kam qejf të jem unë…Vij nga Amerika”.

Rrokullisem me mendjen time. Nuk di ku t’i çoj paratë e një fushate amerikane në Shqipëri. “E di që pa dollarë je një hiç, por pa parti mbetesh kërriç”…

Dua të kandidoj. Dua të jem deputet me emrin tim. Me vizionin tim, me idetë e mia. Dua të jem unë. Nuk dua as “ballkonin”, as “të gjatin”. Nuk dua asnjë. Dua veten time dhe ju që i ngjasoni fatit tim në këto dy shekuj të shtriqjes rastësore të jetës sonë. Pse nuk më lejoni të jem unë, dhe le të më shkojnë kot paratë që do hanë “sprijat” mediatike, që janë tamam simotra me ato amerikane që vetëm gllabërojnë dollarë dhe prap mbeten të etura, të pangopura….Edhe në Amërikë kështu ndodh. Paratë ato i “kullufitin”, mediat e mëdha, ato, siç e ka thënë Trapi amerikan “Armiqtë e popullit” se kështu ka shkruar libra edhe shoku Enver…

“Lista, a je në listë? Në renditje të sigurtë… Lista aga…Thesin aga…” mu ngatërruan mendimet me një mikun tim që jeton aty. Më tha shkoqur: “Mi jep mua ato dollarë.Nuk bëhesh deputet kurrë. Kur them kurrë, do të thotë kurrë…Falmi mua ato të holla amerikanë…”, më pëshpëriti miku im. Më erdhi keq për atë lutje ngashëruese. Miku im mu duk “Parti amerikane” që do vetëm dollarë, donacione, dhurata në të “holla shqiptare”. Jo. Nuk dorovit dollarë. Vetëm me një mision: të jem deputet. Të jem me votë ku flasin të mençurit… “Ahaaa, këtu ke humbur. Atje shkojnë vetëm budallenj, kurrë të mençurit… Të mençurit kanë ikur, si puna jote” më thotë miku im.

Unë dridhem, por nuk habitem. Edhe në Amerikë ka sa të duash idjotë që bërtasin “rroftë i madhi” si dikur kur unë bërtisja përballë tribunës së 1 Majit. Nuk ka ndryshim. Dashuria politike është një “kurvë” universale. Sado idjot të jetë udhëheqësi im unë e dua, unë “ha dhe bar…” siç është thënë në Atdheun tonë…

Më tregoni si të jem deputet në Shqipëri. Në Amerikë nuk më njeh kush. Aty mund të jem unë, me emër të veçantë që vetëm në Atdhe ma thonë shkoqur dhe bukur, por askush këtu në Amerikën e madhe… Më rrëfeni si mund të jem kandidat pa “partiçkat” e Ramizit, që rahmet pastë…

9 Shtator 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular