BallinaPolitikeGazetarët e Der Spiegel: Kur shkuam te shtëpia e Berishës, Ilir Meta...

Gazetarët e Der Spiegel: Kur shkuam te shtëpia e Berishës, Ilir Meta doli nga dera pak më parë!

spot_img
spot_img

Prestigjiozja Der Spiegel, në një artikull të gjatë ku ka skanuar qeverinë Rama, lidhjet e saj me krimin e organizuar, si dhe korrupsionin e përhapur në të gjitha nivelet e saj, shkruan gjithashtu edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe akuzat për korrupsion për të cilat SHBA-të i kanë ndaluar hyrjen.

Media gjermane shkruan gjithashtu se edhe Ilir Meta është “mysafir” i shpeshtë në shtëpinë e tij. 

Pjesë nga artikulli 

Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Edhe ai akuzohet për korrupsion dhe SHBA-të i kanë ndaluar hyrjen. Ish-kreu i shtetit prej më shumë se 200 ditësh nuk lejohet të largohet nga banesa. Ai herë pas here pret mysafirë. Ilir Meta, gjithashtu ish-president, doli nga dera vetëm pak minuta më parë. Tani Berisha më në fund mund të shfryjë.

Parë nga ballkoni i katit të tetë të Berishës, njerëzit poshtë në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë duken të vegjël. Çdo mbrëmje në orën tetë ata marshojnë këtu, përkrahësit e tij – për të festuar heroin e tyre në arrest shtëpiak. Më pas shfaqet Berisha, për pak kohë kundër “narkodiktaturës” së Ramës dhe zhduket sërish. Pas disa minutash, shfaqja mbaron. Deri në mbrëmjen tjetër.
Edi Rama do t’i mbijetojë edhe kësaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular