BallinaKryesoreMashtrimi i Bardhit, e shiti votimin e Zgjedhores si kërkesë të Kushtetueses...

Mashtrimi i Bardhit, e shiti votimin e Zgjedhores si kërkesë të Kushtetueses kurse te “Xhaçka” u fik!

spot_img

Nga Neritan Vladi
Votimi i mbrëmshëm në Parlamentin e Shqipërisë ku mazhoranca nuk votoi për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ishte jo vetëm një turp për ligjvënësit në atë sallë, për Rilindjen, por edhe për deputetët e opozitës.

Po e nis nga opozitarët për të evidentuar faktin që në atë sallë nuk po ndodh gjë tjetër veç teatrit politik, pazare dhe marrëveshje në kurriz të qytetarëve. Pritshmëria e shqiptarëve për të pasur oponencë është pikërisht tek ata. Por çfarë ndodhi dje në Parlament?

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD Gazmend Bardhi që e shet veten si fanatik i zbatimit të procedurave parlamentare, dashnor i zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës, së bashku me listën e deputetëve që e pason nuk qëndruan aspak përballë mazhorancës për ta detyruar atë të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën. 

Bardhi vepron me dy standarte sa i përket asaj që duhet të arrihet në jetën parlamentare. Së bashku me taborin e deputetëve të listës Berisha votuan si dele Kodin Zgjedhor që iu dha Rama ku nuk reflektohej kthimi i koalicioneve dhe nuk u hapën listat, me argumentin sepse e kishte si detyrim nga Gjykata Kushtetuese, për të votuar kthimin e votës së emigrantëve dhe listat e hapura.

Vota e emigrantëve do të jetë sërish një pamundësi për një sërë problematikash të paqarta në Kod, edhe pse Bardhi dhe deputetët e PD votuan çfarë deshi kreu i Rilindjes, por ajo çfarë ishte e rëndësishme për të ishte interesi i ngushtë i tij dhe disa deputetëve për të pasur këtë kod që mund t’i çojë ata në Kuvend, por nuk e sjell opozitën në pushtet. As listat e hapur nuk u kthyen!

Pas mbylljes së votimit për mandatin e Xhaçkës, asnjë rezistencë nga opozita veç fjalës “turp” që artikuloi Bardhi a thua se e preku në sedër mazhorancën. Më parë ndizeshin flakadanët e tymueset shpërthenin në sallë më kot, e jo për një gjë kaq të rëndësishme ku Kuvendi nuk zbatonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për të mos e zgjatur tek pjesa e opozitës, pas pazarit mes tyre prej marrëveshjes për Amnistinë Penale, Kodin Zgjedhor e tani po tentojnë dhe kontrollin e organeve të drejtësisë veçanërisht SPAK, Bardhi dhe rreshti i tij antidrejtësi nuk mund të përplasen me Ramën dhe Rilindjen.

Madje dhe dje në sallë Bardhi kishte thirrur kryeministrin për një interpelancë dhe e ndihmoi duke kaluar nga çështja e nxehtë e mbetjeve të rrezikshme në një përgjim sipas tij të një drejtori policie, ende të pakonfirmuar. Bardhi u pa shumë pranë, vesh me vesh me kreun e grupit Parlamentar të PS Peleshi e deputetit Naço.

Nga Rama edhe Rilindja nuk pritej tjetër vendim për Olta Xhaçkën, por qëndresa e opozitës duhej të ishte epike ndaj asaj që ndodhi mbrëmë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi i PS ishte një skandal, një turp dhe sfidë ndaj institucioneve të pavarura kaq të rëndësishme sa Gjykata Kushtetues e cila u sfidua hapur.

Pikërisht se ndodhi kjo, dy prej ambasadave më të rëndësishme në vend si ajo e BE dhe SHBA reaguan kundër vendimit të mazhorancës për të mos çuar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Rilindja vazhdon ta trajtojë shtetin si plaçkë duke mos zbatuar ligjet, respektuar Kushtetutën dhe për të iu bindur vendimeve të institucioneve të pavarura në këtë vend.

Që nga kryeministri dhe nivelet e tjera të qeverisjes dihet që bëjnë presion mbi drejtësinë pasi janë të zhytur në korrupsion, por ishte e paimagjinueshme të shkonin deri në vendime politike dhe institucionale si ai i Kuvendit kundër Gjykatës Kushtuese, për të mbrojtur një deputete të kapur tashmë në “flagrancë” që gëzon mandatin në shkelje të Kushtetutës sepse bashkëshorti i saj ka qenë përfitues i investimeve strategjike duke pasur bashkëshorten ligjvënëse dhe ministre.

Koha do ti nxjerrë zbuluar edhe pse janë bërë bashkë kundër shqiptarëve. Spektakli që prodhojnë në atë sallë nuk e mbulon pazarin e gjësë së gjallë që kanë bërë Rama dhe Berisha në kurriz të shqiptarëve dhe sejmenët e tyre që flasim me gojët e tyre çorape.
Koha e sotme e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve që do të dinë të iu japin përgjigjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular