BallinaKronikeRa në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime në një...

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime në një banesë, 43-vjeçari dërgohet i pajetë në spital

spot_img
spot_img

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa kryente punime në një banesë në fshatin Suk të Roskovecit.

Ai është dërguar pa shenja jete në qëndrën shëndetsore të Rosovecit rreth orës 12:15.

Ndërkohë u shoqërua në polici pronari i banesës ku 43-vjeçari po punonte kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular