Vlora Beach Volley 2024 i dha ngjyra sportive bregdetit të bukur të Vlorës. Për 3 ditë u zhvilluan ndeshje me grupe pjesëmarrëse nga Italia, Shqipëria dhe Kosova. Një turne i cili solli një atmosferë verore, e mbylli siparin e tij me shumë sukses duke dhuruar ndjesi pozitive.
Realizimi i tij u mundësua në bashkëpunim nga Federata Shqiptare e Volejbollit, bashkia Vlorë si dhe me mbështetjen e KOKSH dhe Credins bank. Ndihemi krenarë që suporti ynë për fushën e sportit është maksimal, duke i dhënë gjithmonë vëmendje çdo disipline.


