Sot, vendi ynë po përballet me reshje shiu në shumicën e territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe do të shfaqen në formën e rrebesheve dhe stuhish afatshkurtra, të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike. Këto kushte mund të krijojnë probleme për zonat urbane.
Era do të fryjë relativisht intensivisht nga verilindja dhe juglindja, me shpejtësi mesatare prej 5-12 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore, era do të jetë herë pas here problematike, duke arritur shpejtësi deri në 12-18 m/s.
Temperaturat do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Në relievet malore, temperatura minimale pritet të zbresë deri në 7°C, ndërsa në ultësirën perëndimore, temperatura maksimale do të arrijë deri në 22-24°C. Këto vlera janë disa gradë më të ulëta se mesatarja mujore klimatike për këtë periudhë.
Qëndroni të informuar dhe merrni masa të nevojshme për të mbrojtur veten dhe pasuritë tuaja nga kushtet e motit.