Nga Abdulla Diku
Prej ditesh qeveria ka publikuar nje draft ligj, per “Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve”.
Thuhet se eshte ligj i ri, por me shume i ngjan ligjit ekzistues qe kemi per kete qellim.
Perse quhet i ri atehere?
Vetem per te rifutur ne ligj nje nen qe lejon importin e plehrave.
Kryeministri Rama pati deklaruar se gjeja e pare qe do bente kur te vinte ne pushtet do ishte te shfuqizonge nga ligji ate nen, per importin e plehrave. E beri premtimin ne 2013 dhe e mbajti.
Tani, pas 11 vitesh, cfar ka ndryshuar qe nderroi mendje dhe riciklon idene e importit te plehrave?
Si per shume gjera te tjera, eshte biznesi ai qe ‘de facto’ e ben ligjin.
Thuhet se fabrikat e cimentos kane shfaqur uri te madhe per mbetje plastike per ti djegur per proceset e tyre industriale. Nga ana tjeter KORUM ka importuar vazhdimisht mbetje (hekur per riciklim apo mbetje te tjera hekuri) nga Kosova e Maqedoni por nuk jane regjistruar si te tilla. Jane mbetje kur i eksportojme, por jo kur i importojme ato.
Qeveria thote se tashme eshte forcuar administrata dhe nuk do lejoje abuzime me importin e plehrave.
Dhe e thote tani qe jemi ne mes te nje skandali nderkombetar te eksportit te mbetjeve dhe te rrezikshme madje, nga objekti i sigurise se larte – Porti i Durresit. Jane jo pak por rreth 20,000 ton mbetje te eksportuata, sipas dokumenteve qe qarkullojne se fundmi.
Eshte forcuar administrata e cila deri tani na ka bere te paguajme qindra milione euro per inceneratoret, pavaresisht se vec inceneratore ska gjekundi.
Pra qeveria thote se kjo administrata qe nuk e din, s’ka pare e regjistruar kete sasi masive mbetjesh te eksportuara (trafikuara), do jete ne gjendje te na garantoje se nuk do hyjne plehra dosido, por vetem plehra prej verteti!
Ne Shqiperi ka 34 vjet qe ne nuk kemi levizur akoma nga hapi i pare i menaxhimit te mbetjeve – ndarjen e mbetjeve organike nga rryma tjeter e mbetjeve. Jemi dhe me keq se ne monizem, se atehere mbetje te tjera nuk kishim, por ama mbetjet organike kompostoheshin. Sot as kete nuk e bejme dot.
Pra, kur kemi 34 vjet dhe nuk kemi bere asnje lloj progresi me menaxhimin e mbetjeve, si do ja bejme dhe me plehrat qe do na vijne nga jashte?!
Alenaca Kunder Importit te Plehrave (AKIP) organizoi dje nje takim ne Tirane, per tu ri-aktivizuar si nisme, per te ndaluar importin e plehrave. Dhe si per ‘koincidence’, po dje, kryeministri publikoi pamje me femije te lumtur qe luanin tek landfilli i Maliqit…! Dhe meqenese tashme s’ka mbetur park gjekundi, landfilli mbetet alternativa e vetme e argetimit te femijeve. Ja arritem dhe kesaj dite!
Ligji, pervecse problemeve te shumta teknike ne te, duket se ka dy qellime paresore ne vetvete;
1. Lejimin e importit te mbetjeve
2. Vendosjen e incenerimit si prioritet kryesor ne menaxhimin e mbetjeve, duke permbysur hirearkine e tyre, ndryshe nga gjithe Evropa.
Ligji nuk do zgjidhe asgje ne kete drejtim, sa kohe ligji ekzistues nuk u zbatua thuajse fare. Per me teper, sapo pati marre forme Strategjia dhe Plani i Veprimit per menaxhimin e mbetjeve 2020-2035, bazuar ne ligjin aktual, tashme dhe ai dokument duhet te rishihet a behet nga e para. Nuk po i bejme dot bashke edhe ligjin, edhe strategjine e planin e veprimit.
Sa kohe nuk nuk fillojme te ndajme e mbledhim ne menyre te diferencuar se paku mbetjet organike nga mbetjet tjera, asnje lloj ligji, strategjie e plani veprimi nuk na ben pune.
Numri ne rritje i turisteve do prodhoje gjithnje e me shume mbetje. Nderkohe ne nuk po nenaxhojme dot vetem mbetjet tona, pa ato te turisteve. Por do importojme edhe plehra nga jashte. Do kemi nje problem te trefishte, qe s’ka ligj qe e zgjidh.
Ngutja per te miratuar me urgjence ligjin per importin e plehrave tregon se plani eshte bere tashme. Bizneseve ju eshte dhene fjala… Nje ligj i porositur sic ishte ai per Amendimin e Ligjit per Zonat e Mbrojtura etj.etj.
Ringjallet keshtu ideja e dallaverezhiut te famshem italian Becheti (ketij i kemi birxh nja 130 milion euro per pune qe nuk i ka bere asnjehere) i cili deshte te sillte mbetjet italiane ketu qe ne 2004.
Nuk ka asnje lloj analize se ku dhe pse nuk u zbatua ligji aktual (thuhej se ishte krejtesisht i perfaruar me direktivat e BE-se). Ne Itali thuhet se jane bere gati stoqet e plehrave dhe qeveria atje ka nje buxhet prej afro 950 milion euro per largimin e tyre. Por ne do tregohemi zoterinj te vertete. Plehrat do i blejme!
Eshte dhene urdhri per te miratuar ligjin, dhe duket se ashtu do behet. Para 11 vitesh deviza per shfuqizimin e nenit per importin e plehrave ishte kali i betejes per te ardhur ne pushtet. Tani po behet kale per te sjelle plehrat serish ne Shqiperi.
Nuk ka asgje per tu cuditur me. Problemi mjedisor dhe ai shendetesor qe e shoqeron do jene te jashtezakonshme. Kur semuret nje deputet a funskionar i larte, qeveria i paguan trajtimin mjeksor ne spitalet me te mira ne bote. Ndersa ne, do presim radhen e vjdekjes tek onkologjiku, duke pritur me marre ilacet qe nuk do vijne kurre, sic po ndodh me fatkeqet aty, perdite.
Ne vend qe te fokusohemi tek menaxhimi i mbetjeve tona, investohemi per te importuar plehrat e botes!
Gjithsei, ju flini rehat se administrata jone (e cila nuk din ku shkojne mbetjet tona, si dalin pa i pare askush, cfar mbetjesh jane dhe sa jane eksportuar apo tranzituar nga Porti i Durresit), do jete sy-shqiponje dhe nuk do lejoje asnje lloj abuzimi me plehrat plastike e ato tjera qe do importohen per tu djegur tek ne, per te prodhuar cimento per eksport. Po ashtu, do jete shume vigjilente edhe per matjen e radioaktivitetit, dhe do ju besoje si gjithnje etiketave te plehrave, pa qene nevoja per te hapur ndonje kontenier a bere analiza.
Kini besim pra!
Pavaresisht se jemi vendi me i piset ne Evrope, dhe plehrat tona kan mbushur detin Adriatik deri ne Itali, shtimi i turisteve qe do shtojne gjithnje e me shume plehra, dhe plehrat e shtuara nga importi – do na bejne nje vend me te paster.
Ju ftoj qe ti bashkoheni AKIP – per te kundershtuar e ndaluar importin e plehrave te botes, ketu ne perlen e Evropes