Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar në “Top Story” se ka informacione se një anëtar i një bande kriminale “kryesore” në vend, është duke u kthyer në të penduarin e drejtësisë.
Sipas tij ky person, nga veriu, do të tregojë emrat e disa politikanëve në këtë zonë, por dhe qendrorë, që kanë lidhje me grupet kriminale në vend.
“Dhurata më e madhe nga ndërkombëtarët që kemi marrë për të provuar lidhjet e krimit e politikës, janë përgjimet e SKYECC.
Kam informacione që së fundmi një prej anëtarëve të bandat, i veriut, po kthehet në të penduar të drejtësisë për të folur jo vetëm për politikanë të veriut të lidhur me krimin, por edhe politikanë qendrorë. Nivel kryesor është, në grupet kriminale, por po mbahen sekrete deri sa të vërtetohet”, deklaroi ai.