Nga Dr.Henrik Zotaj
Tashme eshte bere e ditur boterisht se:
Mjekët kanë nisur provat e para te vaksinës se krijuar per te luftuar kancerin e mushkerive ne cdo stad te semundjes dhe per te parandaluar rikthimin e tij.
Kanceri i mushkërive mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, shkaku kryesor për rreth 1,8 milion vdekje në vit.
Vaksina, e njohur si BNT116 dhe e zhvilluar nga BioNTech, është krijuar për të luftuar kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC) nje nga patologjite me te shpeshta te kancerit të mushkërive si dhe per te parandaluar (recidivat) rikthimin e semundjes.
Teknologjia mRNA e përdorur në vaxinen- BNT116, është e ngjashme me atë në vaksinat kundër COVID-19.
Si funksionon Vaxina BNT116..duke perdorur
ARN e derguar (mARN)!
Që një vaksinë të ketë sukses, ajo duhet t’u “mësojë” qelizave T, që ta identifikojnë kancerin si të rrezikshëm, pasi përgatiten me këtë informacion qelizat T, futen në kërkim të rrezikut në gjithë trupin e njeriut,
ne kete rast, mRNA i udhëzon qelizat në trup të prodhojnë proteina specifike per te njohur (shenjuar) qelizat e kancerit ne te gjithe organizmin dhe me pas ti sulmoje ato por, pa demtuar qelizat e shendetshme.
ne rastin konkret specifikisht qelizat malinje te tumorit mushkerive (NSCLC)
Studiusit bejne thone se, kjo vaksine nuk ka si funksion parandalimin e kancerit por, forcimin imunitetit, eleminimin e qelizave te kancerit, zvogelimin e mases se tumorit dhe ndalimin e rikthimit te tij.
Këto vaksina nuk jane si vaksinat e zakonshme ato janë ne forme injeksionesh qe kryhen cdo jave te ndjekur nga doza periodike gjate vitit.
Rreth 130 paciente te diagnostikuar me kancer te mushkerive ne stade te ndryshme të semundjes qe nga faza e hershme e diagnostikimit ato ne faze te avancuar ose të përsëritur deri dhe ato qe kane bere metastaza ne organe te tjera si p.sh ne tru, do të marrin pjesë në keto testime duke marrë vaksinën së bashku me imunoterapinë.
Testimi do zhvillohet ne 7 vende, perkatesisht në Britani, SHBA, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanje dhe Turqi.
Provat klinike te fazes pare
po kryhen ne 34 njesi kermimore/ eksperimentale
6 nga te cilat ndodhen ne Britani.
Pas saj pritet te zhvillohet dhe provat e fazes dyte dhe te trete.
Perpara se te marre forme te plote.
Kjo vaksine nese do te rezultoje efikase pritet ne nje kohe te shkurter te jete e disponueshme per pacientet.
Nderkohe qe, në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar provat e para për vaksinimin e kancerit të mushkërive.
Shkencetari Janusz Racz, 67 vjecar i diagnostikuar me kancer në mushkëri, është i pari që ka marrë këtë vaksinë novatore.
Aktualisht, ne disa kompani te tjera studiuesit jane drejt fazave te fundit kerkimore dhe pritet te prodhojne vaksina të tjera te personalizuara që do përdoren kundër disa llojeve të kancerit, sic eshte vaksina kunder melanomes, kancerit kolorektal, kancerit te gjirit.. etj
Ndërsa prova përparon, studiuesit synojnë të demonstrojnë efektivitetin e vaksinës në parandalimin e përsëritjes së kancerit të mushkërive ose metastazave te tij, duke e bërë atë një trajtim standard ne te ardhmen e afert.