Nga Prel Dedaj
• Tezja e Jamarbër Malltezit është prej vitesh në gjyq me të, sepse familja e saj e akuzon se ju ka vjedhur pronën që ju takonte te Klubi Partizani.
• Berisha firmosi për koncesionin e Hidrocentralit të Ashtës, ja dha kompanisë “Energji Ashta”, pas pak ditësh kjo kompani pagoi Jamarbër Maëltezin 82mijë euro si konsulent ambjenti.
• Berisha firmosi dhënien e hidrocentralit “Mati Hidropower Plant”, Jamarbëri u pagua nga kjo kompani 31mijë € përsëri për Konsulencë.
• Në vitin 2009 Kompania “Irene Acqua Gas Albania” merr dy projekte në dorëzim në Golem dhe në Tiranë lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. Direkt Kompania merr me qera një apartament 120 m2 për 8mijë € në muaj, ose 96mijë Euro në vit. Qiradhënësja: Argita Malltezi!
• Shtëpitë që u prishën me fadrom nga Xhim Begeja dhe Jamarbëri te Klubi Partizani, ishin shtëpi të disa familjeve të Persekutuara të cilët pasi kishin dalë nga burgu në 1991, pa asnjë çati mbi kokë, ishin strehuar te godinat e Klubit Partizani dhe ishin në proces Legalizimi sipas ligjit të vetë Berishës!
I shporri me fadroma të burgosurit anti-komunistë!
•Financjerja e studios së konsulencës mjedisore të Jamarbër Malltezit, u emërua në 2009 Drejtoreshë e Tatimeve.
• Xhimi Begeja (Daja i Jamarbërit) ka akuzuar nipin se i ka vjedhur para pasi në 24milionë € fitime, Xhimi ka përftuar shuumë pak.
• Fatmir Bektashi (ndërtuesi) është ankuar me të drejtë se ai ka mbuluar çdo shpenzim, ka investuar dhe paratë e nndërtimit, por Jamarbëri pa hedhur asnjë qindarkë… ka futur në xhep 6.1milionë Euro!!!
• Rezart Taçi blinte nga Liri Berisha 120mijë€ një pikturë , dhe merrte më pas ARMO-në dhe tallte Oerdin me taksat ndaj shtetit në vlera miliona euro!
Nuk është shaka! Nuk janë akuza boshe! Janë të faktuara me dokumenta të gjitha!
Por më e turpshmja:
Familja Berisha i pranon të gjitha këto akuza! Por i justifikon
Çfarë Turpi! Çfarë Turpi! Çfarë Turpi!
Nuk paska qenë kurrë Partia e Demokratëve, por partia e familjes Berisha, Partia e Turpit!