Një grua ka denoncuar priftin e Lushnjës, Arkip Koçi se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me të për gati 5 vite, por që tani e kanë ndërprerë.
Gruaja me emrin Pranvera e akuzon priftin se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.
“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, tregon Pranvera.
Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi. “Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.
Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Po si nisi historia e tyre?
“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera për Fiks Fare.
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok.
Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses.
“Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.
Gruaja ka treguar edhe fotot intime që ka me priftin nga momentet e marrëdhënieve intime.
Nga ana e tij Prifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.
“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje.
Pranvera pohoi se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë imzot Nikolla Hyka nga Mitropolia e Firit tha se e kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi.