Një alarm është dhënë pasditen e së martes në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpërthimeve të bombolave të gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh, sipas policisë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta të Zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivry.