BallinaKryesore“Berisha e ka kthyer PD si mburojë kundër SPAK”, Basha: Demokratët Euroatlantikë...

“Berisha e ka kthyer PD si mburojë kundër SPAK”, Basha: Demokratët Euroatlantikë janë në rrugë të formësimit të alternativës me program që u përgjigjet interesave të qytetarëve

spot_img
spot_img

Në intervistën për Top News, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se Sali Berisha e ka dashur për ta përdorur si mburojë kundër SPAK dhe kjo u pa në protestën e thirrur para disa javësh kur i’u komunikua akuza. Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk përbën shpresë por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj.

Basha më tej tha se shqiptarët dhe demokratët meritojnë një Parti Demokratike, një parti opozitare, një koalicion opozitar i cili nuk frymon për hallet e të parit të vet, por për hallet e qytetarëve. Ai më tej tha se demokratët euroatlantikë janë pikërisht në rrugë të formësimit të një alternative të tillë dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë për të braktisur një herë e mirë duopolin e Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe për të zgjedhur për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjet e tyre një rrugë të re me një program i cili u përgjigjet nevojave të tyre me vepra jo me fjalë dhe që kanë interesin publik, interesat e qytetarëve mbi interesat e tyre të ngushta personale.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Është e qartë besoj që javën e kaluar për çdo demokrat, edhe për ata që në mënyrë më fanatike shkuan pas zotit Berisha, që ajo që kam paralajmëruar para 3 vitesh doli e vërtetë. Zoti Berisha Partinë Demokratike e ka dashur për ta përdorur si mburojë kundër SPAK, si mburojë kundër përcaktimeve të tij si non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Dhe kjo u duk qartë në thirrjen e protestës para SPAK ditën kur iu komunikua akuza. Siç duket qartë që ajo pjesë e PD që zoti Berisha pretendon të përfaqsojë, tashmë është e shkalafitur, e shkatërruar. Jo vetëm që nuk përbën shpresë, por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj. Kjo nuk është Partia Demokratike që meritojnë shqiptarët, kjo nuk është Partia Demokratike që meritojnë demokratët. Shqiptarët dhe demokratët meritojnë një Parti Demokratike, një parti opozitare, një koalicion opozitar i cili nuk ekziston, nuk frymon për hallet e të parit të vet, por për hallet e qytetarëve që nuk bëjnë opozitë fallco, por ditën siç e thashë bashkon votat me Ramën, e natën bën pazare me Ramën, ndërsa në ekrane bën sikur sulmon Ramën. Por që ka një alternativë të qartë të besueshme për ta nxjerrë vendin nga qerthulli i krizave të njëpasnjëshme që ka prodhuar keqqeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Dhe ne jemi pikërisht në rrugë të formësimit të një alternative të tillë dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë për të braktisur një herë e mirë duopolin e Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe për të zgjedhur për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjet e tyre një rrugë të re me një program i cili u përgjigjet nevojave të tyre dhe me deputetë, me kandidat për deputetë të cilët e kanë provuar, e vepra jo me fjalë të cilët kanë vënë interesin publik, interesat e qytetarëve mbi interesat e tyre të ngushta personale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular