BallinaPolitikeShkak popullsia, qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat deputeti në...

Shkak popullsia, qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat deputeti në zgjedhjet e 2025-ës, Peleshi: Do t’i kalojë…

spot_img
spot_img

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha nga vizita e tij në Kolonjë sot se qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025 dhe se ky mandat mun t’i kalojë Tiranës, për shkak të rritjes së numrit të popullsinë së kryeqytet. 

Nga 11 mandate që qarku i Korçës ka pasur deri në zgjedhjet e 2021, numri i ligjvënësve që mund të zgjedhë do të jetë 10, ndërsa Peleshi thekson se synimi i partisë socialiste është të fitojnë zgjedhjet dhe të anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

“Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të votuesve të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, ndonëse Korça si bashki dhe qark ishte zona me uljen më të vogël të popullsisë. Objektivi ynë vazhdon të jetë i njëjti, ne do të marrim minimalisht 6 deputetë, me një diferencë prej të paktën 2 deputetësh nga PD, por duke patur parasysh dhe potencialin e ri që i ofrohet politikës me kodin e ri të ndryshuar zgjedhor, që është vota e Diasporës, objektivat dhe mund të rriten sepse ka një potencial të madh në Diasporë. Pra ne mund të kemi votues në Diasporë po aq sa edhe në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo asamble të Ps në bashkitë e qarkut është organizimi për votën e Diasporës.

Nëse do të jenë 10 deputetë do jenë 3 mandate të mbyllura në qarkun e Korçës, nëse do të jenë 11 deputetë do të jenë 4 mandate të mbyllura. Këtu nuk është çështja e emrave, as e emrit tim, as e ndonjë emri tjetër. Objektivat janë me numra jo me emra, ne duam të mbajmë minimalisht 6 deputetë në qark”, tha Peleshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular