BallinaKronikeKishte fshehur në kabinën e kamionit 30 000 euro dhe donte t’i...

Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 000 euro dhe donte t’i fuste në Shqipëri, e pëson 38-vjeçari

spot_img
spot_img

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste nga Greqia në Shqipëri një shumë parash prej 30 mijë euro të padeklaruara.

Policia thote se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.

Njoftimi: 

Kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte, 30 000 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, më qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular