BallinaKronikeE mitura u largua nga shkolla pa dijeninë e prindërve, policia jep...

E mitura u largua nga shkolla pa dijeninë e prindërve, policia jep detaje: Çfarë ndodhi me vajzën 10-vjeçare në Tiranë

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me një vajzë të mitur e cila ishte larguar nga shkolla ditën e sotme në kryeqytet.

Uniformat blu njoftojnë se 10-vjeçarja është larguar nga shkolla e saj në zonën e Freskut pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur kërkimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth shkollës e më tej, është bërë i mundur lokalizimi i saj.

Mësohet se pas disa orëve kërkimesh 10-vjeçarja u gjet në banesën e gjyshërve të saj në zonën e Laprakës.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 14:50, është marrë një njoftim për një nxënëse 10-vjeçe që ishte larguar nga shkolla e saj në zonën e Freskut pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u angazhuan menjëherë për të gjetur vajzën. Policia përdori shërbime të terrenit dhe këqyri kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës për të ndihmuar në lokalizimin e saj.

Pas disa orëve kërkimesh intensive, 10-vjeçarja u gjet në banesën e gjyshërve të saj në zonën e Laprakës. Ajo u intervistua në prani të prindërve dhe psikologëve, ku deklaroi se ishte larguar nga shkolla me dëshirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular