BallinaEkonomiPresidentja e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”, Arlinda Muja: Klientët na zgjedhin ne, sepse...

Presidentja e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”, Arlinda Muja: Klientët na zgjedhin ne, sepse flasim me gjuhën e tyre

spot_img
spot_img

Presidentja e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”, Arlinda Muja e ftuar në “Sheshin e Dollarit” në ABC News, u shpreh se kërkesa për mikrokreditë shpesh realizohet nëpër sportele fizike të këtyre institucioneve, pasi shumica prej klientëve ose nuk kanë një numër llogarie në banka ose nuk zotërojnë edukimin e nevojshëm financiar.

Sipas saj, shumica e atyre që shërbehen neper sportelet fizike të institucioneve të mikrokrdive lidhet me faktin se nuk disponojnë një llogari bankare.

“Ne e shohim edhe në përzgjedhjen që ne japin dhe në mënyrën se si e marrin ata shërbimin e mikrofinancave. Ne kemi një përqindje shumë të vogël, e cila preferohet të kalojë në llogaritë bankare dhe kjo shkon deri në 15%, ndërsa pjesa tjetër kërkohet nga sportelet tona. Ata që shërbehen nuk kanë një llogari bankare”, tha ai.

E pyetur se në çfarë shkalle është përqindja e kërkesave që marrin dritën jeshile për kredi konsumatore të shpejtë, për këtë, Arlind Muja bëri këtë shpjegim:

“Po flasim për kredinë konsumatore të shpejtë, Shërben më ndryshe dhe ka një stil model tjetër biznesi. Kjo kredi e shpejtë, refuzon, ka një model statistikore nga mbrapa. Në shoqatën që unë drejtoj, refuzohet mbi 70% e aplikimeve dhe vetëm 30% e kalojnë”, tha ajo.

Më tej, ajo shpjegoi profilin financiar të klientëve, të cilët sipas saj kanë treguar korrektësi në kthimin e borxheve.

“Ne marrim më tepër risk për klientë që mund të kenë të ardhurat të luhatshme, por historia na ka treguar se janë ata klientët më të mirë në kthimin e borxheve. Është një fenomen, që ka një kthim klientelë për t’u vlerësuar. Janë edhe individët, bizneset dhe fermerët”, tha ajo./ abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular