Një efektiv i burgjeve mësohet se është dhunuar në Yzberisht. Raporohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Polici i dhunuar me iniciale A.L. është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Mësohet se autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar.
Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.