BallinaOP EDArrestimi i Salianjit/ Kurbani i Berishës dhe Ramës për kontrollin mbi drejtësinë

Arrestimi i Salianjit/ Kurbani i Berishës dhe Ramës për kontrollin mbi drejtësinë

spot_img
spot_img

Nga Desada Metaj
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-në më 8 janar kundër Berishës, me arsyetimin se pas doktorit ishte shumica e demokratëve. Dhe mbase këtë e ka besuar vërtet deri dje pasdite, kur ai grusht njerëzish që Berisha dërgoi për të tek Drejtoria e Policisë, e kanë ftilluar se, pavarësisht dhembshurisë që mund të ndjejë për të, Sali Berisha është dhe mbetet një dhe i vetmi “i burgosur politik” në Shqipëri.

Kjo ishte forma elegante e përgjigjes që kryetari i PD-së i dha Salianjit dhe grupit të atyre që u përpoqën të krijonin një pol të dytë interesi opozitar pas atij të katit të tetë. Më pak elegant doktori u tregua ndaj Gaz Bardhit, me të cilin qartazi nuk ndau dje mirëkuptimin për ngujosjen në selinë e PD për të mos dorëzuar Salianjin.

Mjafton pak shkollë politike për të kuptuar se berishizmi nuk ka lidhje me iniciativën e lirë politike, aq më pak mund të tolerojë hilet e vogla të atyre që nuk konsiderohen besnikë. Zjarrin e djeshëm të entuziazmit të Gaz Bardhit për ngujimin në PD, mosdorëzimin e Salianjit dhe ngrirjen e marrëdhënieve me parlamentin, Berisha e fiku me një kovë ujë në konferencën e sotme për shtyp.

Ai i kujtoi kryetarit të grupit parlamentar se syshkeljet me Elisen (që anuloi mbledhjen e kryetarëve të hënën) janë veprime diletante. Berisha paralajmëroi sot një valë të re rebelimi dhe proteste brenda sallës së parlamentit. Sali Berisha as nuk mori mundimin të përmendte Gaz Bardhin sot lidhur me këtë vendimmarrje, për të cilën do të vendosë “pro” dhe Këshilli Kombëtar nesër. Pas këtyre lëvizjeve, Gazment Bardhit i duhet të mjaftohet me begenisjen që Edi Rama i bën herë pas here duke i nisur fermane në platformën X. Me gjasë, i ngazëllyer nga pasioni i Gazit për t’u përgjigjur dhe inati i Berishës që veç lexon replika përdëllyese, Edi Rama vijon shkëmbimet e mesazheve me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse në fakt mund t’ia lërë Niko Peleshit këtë detyrë.

Duke e parë në rrafshin politik, arrestimi i Ervin Salianjit ka sjellë një dinamikë të re në skenën ku Rama dhe Berisha shfaqin hapur ambiciet e tyre për të përfituar sa më shumë nga situata. Arrestimi i Ervin Salianjit, në planin personal, është padyshim një ngjarje e rëndë, edhe pse në planin politik, deputeti demokrat do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum. Këtë ai nuk do ta ketë të thjeshtë, po të mendosh se vetëm 24 orë pas burgosjes, mes kolegëve të grupit të tij parlamentar ka nisur gara e ethshme se kush do ta zëvendësojë si drejtues politik në Elbasan.

Për opozitën Salianji është thjesht viktima e Fatmir Xhafës dhe ca gjykatëve të Apelit ndërsa Sali Berisha është kalorësi që i ka shpallur luftë gjithë drejtësisë. Ndaj thirrja e tij sot për një betejë finale në parlament është testi final se për të qenë në listën e ardhshme të deputetëve nuk mund të mjaftohesh vetëm duke përmendur emra prokurorësh dhe gjykatësish.

Ky është momenti që të gjithë duhet të kuptojnë se paqes së firmosur mes Gazit dhe Elisës i ka skaduar afati. Amnistia penale dhe kodi ri zgjedhor ishin fryt i marrveshjes së parë (dhe ndoshta të fundit) që Gazment Bardhi firmos për llogari të Berishës.

Tashmë që ky mision ka përfunduar kryeministrin dhe kryetarin e PD nuk i pengon askush të nisin përpjekjet për të neutralizuar problemin e përbashkët – atë me SPAK. Kaosi i paralajmëruar në parlament nga opozita dhe aktiviteti i komisionit Xhafaj nga mazhoranca kanë të dyja në shënjestër institucionet e drejtësisë. Dhe nuk është sekret për të kuptuar se bëhet fjalë për SPAK-un. Sikundër po kaq lehtë merret me mend se për të risjellë kaosin në Kuvend, burgosja e Salianjit është një motiv i fortë. Si dhe për t’i treguar botës se reforma në drejtësi duhet mbrojtur nga kjo opozitë destruktive, mjafton Komisioni Xhafaj.

Burgosja e Ervin Salianjit duket se do të jetë “kurbani” i fushëbetejës së politikës me Prokurorinë e Posaçme. Nuk kanë lindur dhe aq rastësisht legjendat në këto troje. Që të qëndrojë solide “kalaja kundër SPAK”, u gjet edhe Rozafa e radhës, Salianji. Rama i jep qartësisht sinjale përuljeje Xhafës duke i “murosur” Salianjin për të siguruar përkrahjen e tij në varrosjen e drejtësisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular