Nga Qamil Dika
Ervin Salianjin e njoh prej 2008 kur sebashku ishim ne Keshillin Kombetar Studentor (ai perfaqesonte nje nga universiteter private) dhe une drejtues i ketij institucioni qe perfaqesonte studentet ne rang kombetar.
Karriera e tij politike ka qene mbreslenese. Ai jo vetem ka arritur te jete nje nder politikanet me te spikatur te vendit ne nje moshe realitivisht shume te re dhe ne nje kohe kur ne asnje dite nuk ka qene drejtues i asnje institucioni (pra ne pushtet).
Ervin Salianji arriti te krijoj nje model politikani bazuar ne interesin publik, guximin, transparence, aksion politik, artikulimin e interesave publike dhe qytetare dhe mbi te gjitha i pakompromis.
Ai arriti te realizoje nje rezultat te shkelqyer politik ne zonat qe drejtonte ne Qarkun e Korces ne zgjedhjet politike te 2021 dhe pothuaj i vetmi politikan i nivelit qendror te PD qe arriti te fitoj perballe interesave te medha te qeverise dhe grupeve te biznesit ne nje zone ne zhvillim turistik te shpejte dhe me interesa te medha ne zgjdhjet bashkiake te 2023.
Arritjet e tij politike, niveli i tij i larte i progagonizmit, rezultatet e tij, e mbi te gjitha mungesa e kompromisit me qeverine sic aktualisht ka me shume se gjysma e perfaqesues e te larte te PD-se si dhe fakti i te qenit nje politikan qe ka korrur disa fitore te veshtira edhe ne kohe opozitarizmi te eger e ben ate nje personaxh politik aspak komod per pushtetin.
Te rinjte ne politike qofte ne PS apo PD, masivisht arrijne suksesin personal duke imituar shefin e tyre politik duke krijuar nje model surrogato dhe te urryer publikisht.
Une nuk jam ne dijeni nese PD e ka mbrojtur sa duhet apo edhe ajo eshte pjese e goditjes se tij “politike” duke mundesuar keshtu mbajtjen e nje ritmi politik qe nuk rrezikon aspak pushtetin sic Ervini tentonte permes rezultateve te tij politike si pakkush ne PD. Besoj se disa prej atyre qe bertasin me shume mediatikisht per kete ndodhi, gezohen me shume per kete ngjarje pasi kane shmangur nje nga konkurentet me te forte brenda PD-se.
Une kam bindje qe nxjerrja e tij jashte lojes politike ne menyre te perkohshme se pari eshte humbje per opozitarizmin, per transparencen, eshte komoditet per arrogancen qeverisese, eshte nje model me pak per te rinjte te cilet shihnin si mundesi te ndryshimit te realitetit ne vendin tone permes angazhimit politik.
Ne kete vend e drejta, drejtesia dhe suksesi jane koncepte deri diku luks i nje shpure te pushtetit.
Pavaresisht denimit te tij “politik” dhe heshtjes se pakuptueshme te diplomacise nderkombetare ne vend, nese akoma ka ngelur institucionalizem, drejtesi sociale, burra shteti apo balance poltike mendoj qe Ervin Salianji duhet te falet nga Presidenti i vendit Dr. Bajram Begaj duke krijuar te paren levizje per balancimin e pushtetit ne vend qe prej ushtrimit te mandatit te tij.