BallinaPolitikeIbsen Elezi: PD bën luftë vetëm për mbijetesë, berishistët e urrejnë Salianjin!

Ibsen Elezi: PD bën luftë vetëm për mbijetesë, berishistët e urrejnë Salianjin!

spot_img
spot_img

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, thotë se pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, PD nuk mund të thotë se do radikalizojë qëndrimin dhe lëvizjen e saj pasi nuk ka “ushtarë” që ta ndjekin.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se dënimi dhe burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji, erdhi pas përplasjes me ministrin e Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, pasi bëri prezent një fakt publik që vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge dhe kishte dënim të pakryer.

Sipas tij, një pretendim i tillë e bëri situatën e rëndë për ministrin e asokohe Xhafaj, sepse duke e pasur vëlla, ngarkohej me përgjegjësi morale dhe ligjore.

Kësisoj karriera e zotit Xhafaj ishte ndërprerë në atë kohë.

Fabrikimet dhe shpifjet janë gjëra që më shumë i shërbejnë atij që akuzohet se akuzuesit.

Në rastin konkret zoti Xhafaj nuk e ka pasur fare vështirë.

Se sa i përfshirë është zoti Salianji duhen parë dokumentet dhe provat që ka parë gjykata, si akt i shpifjes dhe fabrikimit të diçkaje në kundërshtim me rregullat dhe normat, është ngjarje shumë e rëndë.

Salianji është person i rëndësishëm në Partinë Demokratike se është deputet dhe në strukturën drejtuese të saj. Por zoti Salianji nuk ka impakt tek demokratët, për shkak të mënyrës se si ka zgjedhur të ndërtojë karrierën e vetë.

Pas 8 janarit Salianji ka qenë fytyrë e urryer në bazën e demokratëve. Por te vullnetarët e Berishës, është ndryshe situata.

Të falsifikosh një audiopërgjim, ti vetëm e ndihmon zotin Xhafaj, por politikisht e ke pushkatuar. Nëse ka një arsye pse Rama rri në pushtet sot, është shkatërrimi që i kanë bërë Basha dhe Berisha strukturave të PD.

Ne mund të themi do radikalizojmë reagimin tonë ushtarak ndaj Rusisë, por kur ti nuk ke ushtarë, çfarë do radikalizosh? PD bën luftën për mbijetesën e vetë. Këta kanë devijuar totalisht misionin e opozitës. Pse Salianji paska qenë guri lëvizës i kësaj partie, s’paska qenë Berisha që ka një vit po rri në ballkon?“, ka thënë Elezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular