BallinaBotaIzraeli vazhdon sulmet në Liban/SHBA paralajmëron: Mund të ketë inkursion tokësor…

Izraeli vazhdon sulmet në Liban/SHBA paralajmëron: Mund të ketë inkursion tokësor…

spot_img
spot_img

Izraeli ka intensifikuar presionin ndaj Hezbollahut me një seri sulmesh ajrore në Liban, madje duke goditur kryeqytetin Bejrut, në një përpjekje për të eleminuar kokat e grupit terrorist pro-iranian, i cili tashmë ishte shkatërruar rëndë nga shpërthimi i mijëra biperave dhe radiolidhëseve, të përdorura nga anëtarët e saj.

Ushtria izraelite kërkon të dobësojë aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut për të garantuar sigurinë në veri të Izraelit, duke lejuar mijëra banorë të zhvendosur të kthehen në shtëpi.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo mundësi për një armëpushim me Hezbollahun “derisa kërcënimi të zhduket”.

Sipas Shteteve të Bashkuara, është e mundur që Izraeli të vendosë të kryejë një inkursion tokësor në Liban. Këtë e mbështesin dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane të intervistuar nga CNN, sipas të cilëve Izraeli nuk duket se ka vendosur ende nëse do të kryejë një inkursion tokësor.

Vlerësimi i SHBA-së bazohet në mobilizimin e trupave izraelite dhe pastrimin e zonave, në atë që mund të jetë përgatitje për nisjen e një inkursioni tokësor, tha një nga zyrtarët.

Të shtunën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit Peter Lerner tha se ushtria po përgatitej për mundësinë e një inkursioni tokësor, por se ishte vetëm një nga opsionet që po shqyrtohej. Qëllimi i deklaruar i Izraelit është të kthejë më shumë se 60,000 banorë në shtëpitë e tyre në Izraelin verior, pranë kufirit me Libanin. Të mërkurën e kaluar, gjenerali Herzi Halevi tha se vendi po përgatitet për një hyrje të mundshme të forcave tokësore në Liban.

Gjatë natës, ushtria izraelite sulmoi edhe një herë objektivat e Hezbollahut në territorin libanez. Lajmi u konfirmua me një postim në rrjetet sociale nga IDF:

“Aeroplanët e Forcave Ajrore, nën drejtimin e Komandës së Veriut, kanë sulmuar orët e fundit dhjetëra objektiva terroristë në territorin e Libanit. Mes tyre ka pasur Raketat e drejtuara drejt Izraelit dhe ndërtesave ku ishin ruajtur armët dhe objektet ushtarake të organizatës gjatë ditës së kaluar, IDF sulmoi qindra objektiva terroristë në të gjithë Libanin, duke dëmtuar dhe degraduar aftësitë dhe infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut.

Attacchi Libano Idf X 2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular