BallinaSportVIDEO/ Prezantuesja e lajmeve ‘shpërthen’ në lot, qan teksa njofton vrasjen e...

VIDEO/ Prezantuesja e lajmeve ‘shpërthen’ në lot, qan teksa njofton vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Një prezantuese e lajmeve në stacionin televiziv libanez Al-Mayadeen shpërthen në lot teksa njofton se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet ajrore izraelite.

Siç shihet në këtë video, prezantuesja nuk i mban dot lotët.

Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror.

Nasrallah ka udhëhequr grupin militant libanez për tre dekadat e fundit dhe e ka transformuar atë në një nga grupet paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë,  lideri suprem i  Iranit, Ayatollah Ali Khamenei,  shpalli pesë ditë  zie në Iran për vdekjen e liderit të organizatës libaneze Hezbollah, Hassan Nasrallah.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular