Kur ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot pritet zyrtarizimi i emrit te drejtorit të ri. Ministri Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten ai ia propozoj zyrtarisht emrat, kryeministrit. Zyrtarisht Ministria e Brendshme pohoi se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën, kryeministrit Edi Rama.
Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.
Emri me i mire qe ka marr piket me te plota/Një morinë e listës së kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e kur tashmë janë vetëm emra që i kanë shkuar kryeministrit Rama njëri prej tyre në garë është një profesionist i duhuri, i sukseshëm në detyrat që ka mbajtur dhe me integritet. Madje burime te startnews.al konfirmojne se ai eshte i vetmi qe ka marr piket e plota.
Ai është Altin Mena, zëvendës drejtor aktual i policisë së Lezhës. I sapo graduar me gradën “drejtues” Mena prej vitesh është pjesë e radhëve të policisë. Posti më i lartë që ai ka mbajtur në karriere është ai aktual si zëvendës drejtor policisë për rendin dhe sigurinë në Lezhë. Në këtë qytet më herët ai ka shërbyer si shef i qarkullimit rrugor. Gjithashtu Mena ka mbajtur dhe detyrën e shefit të komisariati. Post ky që e ushtroi deri pak muaj më parë në qarkun e Beratit.
Nese politika nuk ben konjukture Altin Mena do jete Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit