BallinaKronikePërplasen kokë më kokë 2 mjete, 5 pasagjerët e njërës prej makinave...

Përplasen kokë më kokë 2 mjete, 5 pasagjerët e njërës prej makinave po ktheheshin nga dasma

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjete tip Smart.

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku me pas kanë përfunduar në kanale.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.

Nga ky aksident pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50 ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetët.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë. Ekspertët të policisë rrugore nisën hetimet e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje dy drejtuesit e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular