BallinaOP EDÇështja "Salianji", Lulzim Basha me akt fisnikërie nga Këshilli i Europës

Çështja “Salianji”, Lulzim Basha me akt fisnikërie nga Këshilli i Europës

spot_img
spot_img


NGA SIDI HASANAJ
Nga Strasburgu u lëshuan disa goditje shumë të rënda drejt maskave të dala boje të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Në Këshillin e Integrimit Europian për u dhanë disa përgjigje shumë të forta dhe athta ndaj Ramës dhe Berishës:

Së pari, Sali Berisha dhe deputetët e PD kishin bërë kërkesë që pozita e Lulzim Bashës në KiE si deputet i Shqipërisë të përfundonte, vendin e tij ta marrte deputetja Albana Vokshi.

Këshilli i Integrimit të Europës e refuzoi me mospërfillje përbuzëse kërkesën e Berishës dhe qënërisë që e përfaqëson në parlament.

Së dyti, Elisa Spiropali, në cilësinë e Kryerares së Kuvendit, i dërkoi kërkesë zyrtare KiE që Lulzim Basha jo vetëm të zëvëndësohej nga pozicionin i tij në KiE me A.Vokshin, por gërmëzoi në letër xhelozinë dhe ligësinë e Edi Ramës, duke kërkuar deri aty sa të kërkonte dhe shkarkimin e Lulzim Bashës nga pozicioni mjaft prestigjoz si Kryekomisioner i konfiskimit të Aseteve Ruse…

Kërkesa e Elisa Spiropalit u refuzua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, me një notë ironie po ashtu purbuzëse ku Elisës i thuhet se Znj.Vokshi mund të vij si vizitore në mbledhjet e asemblesë parlamentare të KiE. Mjafton të marrë një kartë si vizitore në sportelin hyrës.

Pavarësisht këtyre veprimeve të poshtra, banale, intrigave të ndyra ballkanike të dy kryetarëve të tribuve me mentalitet turkosharë, si Rama dhe Berisha… Lulzim Basha nuk u morr me ta, nuk u morr as me lehjet e korit të qënërisë së tyre. Baltën e kapërceu, kësaj here as nuk denjoi ta shkelte.

Nga asembleja parlamentare e Këshillit të Europës, L.Basha bëri kërkesë në instancat më të larta që çështja e arrestit të E.Salianjit të merrte vëmendje të veçantë, pasi po arrestohei një deputet përse kishte demaskuar lidhjet me trafikun e drogës së vëllait të ministrit të Edi Ramës.

Ervin Salianjin, një figurë sa qesharake, aq dhe të pabesë ndaj tij, Lulzim Basha i bëri avokatinë më efiçente në takimin kokë më kokë me sekretarin e ri të Këshillit të Europës, Aëain Berset.

Nuk ka rëndësi lumi i shpifjeve, akuzat dhe etiketimet banale që Ervin Salianji ka adresuar tre vite pabesisht ndaj L.Bashës, ky i fundit e morri në mbrojtje!

Një qënie e ulët meriton mospërfillje, dhe të lejohet të shkatërrohet në mjerim… si rezultat i mjerimit të tij të brendshëm të vlerave.

Ashtu si një njeri i vyrtytshëm, nuk duhet të ndalet së qëni i tillë, nuk duhet të ulet në dimensione mjerane, por duhet të japë më të mirën që brendëson… dhe Lulzim Basha sot e shkeli Salianjin me Fisnikëri:
“Je I pabesë?! Je Tradhëtarë i çdo kauze fisnike?! Je i pështirë në shpifjet dhe intrigat infantile të tua kundrejt meje?! S’ka gjë Ervin, këto janë fatkeqësitë e tua si qënie mjerane, por unë do të ndihmojë përsëri.”

Duket sikur ishin fjalët që qëndronim pas veprimit të Bashës!

Nëse Salianji, Gjekmarkaj etj ecin me postulatin e shkruar nga padroni i tyre S.Berisha se “sa herë që ke mundësi të lehësh kundrejt armikut, mos hezito së lehuri”… Lulzim Basha ka një tjetër devizë” kudo ku ke mundësinë të bësh mirë, bëje… pavarësisht gjithçkaje dhe gjithëkujt, bëj mirë”!

E teksa nga parlamenti i Shqipërisë zjarri i vendosur karrigeve nga kori i qënërisë së Berishës, errësonte aktualitetin e Shqipërisë… nga asambleja parlamentare e KiE një recital fisnikërie… pa zhurmë e flakë, ndriste fisnikërisht, shkëlqente për të ardhmen e Shqipërisë.

Teksa qënëria e propagandës mediatike e patronazhistëve të Edi Ramës, po përgatit sulmin e baltës ndaj Lulzim Bashës, për tja portretizuar sa më gënjeshtërisht atë përmes memeve banale për mendje edhe më banale, Lulzim Basha duket sikur me heshtjen e tij dhe aktet e tij (si ai tjetri i adresimit të çështjes “Xhaçka në Komisionin e Venecias”) po “vret” socialistët duke ju thënë:
“Ju baltën hidhni, me baltë veproni, baltën njihni se nga balta vijni”.

Salianji falë këtij “lobimi” të Bashës, mund të lirohet, ndërgjegjia mbase nuk do e vrasë për baltën që ka hedhur… se ndërgjegjie nuk ka, ka veçse urri për protagonizpm, pushtet e pasuri si çdo qënie mjerane. E Basha këtë gjë e di mirë, por shërbimi i tij është për demokratët, për opozitarët dhe Shqipëtarët e ndershëm!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular