BallinaBotaErdogan paralajmëron përhapjen e gjeografisë së luftës: Pas Palestinës dhe Libanit, Izraeli...

Erdogan paralajmëron përhapjen e gjeografisë së luftës: Pas Palestinës dhe Libanit, Izraeli do t’i drejtohet Turqisë

spot_img
spot_img

Presidenti Turk, Rexhep Taip Ergogan deklaroi nga Parlamenti në Ankara këtë të martë, se pas Libanit dhe Rripit të Gazës, Izraeli synon të pushtojë Turqinë.

Në fjalën e tij kreu i shtetit turk, kritikoi komunitetin ndërkombëtar dhe botën islame duke thënë se askush nuk e ndalon Izraelin që të vijojë këtë luftë shkatërruese ndaj civilëve në Gaza dhe Liban:

“Duke vepruar nën delirin e tokave të premtuara, pas Palestinës dhe Libanit Izraelli me fanatizëm të plotë fetar do t’i vërë syrin atdheut tone. E them me bindje të plotë këtë gjë.

Pavarësisht nga Kostoja, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe i bën thirrje botës të bashkohet me këtë qëndrim të nderuar. Ne populli turk nuk do ti lëmë kurrë vetëm popullin Libanez gjatë kësaj kohe të vështirë dhe do ti mbështesim ata me të gjitha mjetet tona.”

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan ka qenë një ndër kritikët më të ashpër të Izraelit sa i përket luftës në Gaza, duke i bërë thirrje mbarë botës që të ndalë vrasjen e civilëve të pafajshëm. Të njëjtën mbështetje, kreu I shtetit turk ka premtuar gjithashtu edhe për qytetarët Libanezë.

Ministria e Jashtme e Turqise njoftoi këtë të martë se ka krijuar një qendër koordinimi për të ndihmuar qytetarët libanezë që duan të largohen nga vendi i tyre. Planet e evakuimit përfshinin mënyra të transportit nga deti dhe ajri gjithashtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular