Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në kaos gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila u mbyll në pak minuta për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës.
Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gaz Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Pasi hoqën nga vendi foltoren në mes të sallës së Kuvendit, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, duke i vënë më pas zjarrin.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, seanca u ndërpre për 10 minuta, por u situata nuk u normalizua dhe seanca u mbyll.







