Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedon me homologun izraelit: Të godasim Hezbollahun që të mos përsëriten sulmet e 7 tetorit

0
147

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli të hënën me homologun e tij izraelit, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, “për të rishikuar zhvillimet e sigurisë dhe operacionet izraelite”.

Austin dhe Gallant “ranë dakord për domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës së sulmit përgjatë kufirit për të siguruar që Hezballahu libanez nuk mund të kryejë sulme si të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit”,  shkroi në deklaratë gjeneralmajor Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit .

Ushtria izraelite tha se ka filluar ” një operacion të kufizuar tokësor ” në Libanin jugor që synon Hezbollahun.

Më herët të hënën, presidenti Joe Biden  u tha gazetarëve  se “duhet të kemi një armëpushim tani”, kur u pyet se çfarë dinte për sulmet e forcave speciale izraelite në Libanin jugor.

“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura mirë për të mbrojtur personelin, partnerët dhe aleatët amerikanë përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani, dhe të vendosura për të parandaluar çdo aktor që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin.

Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan pasojat serioze për Iranin në rast se Irani zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit”, thuhet në deklaratë.