BallinaAktualitetU përjashtuan/Deputetët e PD shkojnë në Kuvend 90 minuta para, Garda nuk...

U përjashtuan/Deputetët e PD shkojnë në Kuvend 90 minuta para, Garda nuk i lejon të futen, bllokon hyrjen

Një ditë pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetët e PD, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës.

Demokratët janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda.

Kujtojmë që deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular