BallinaAktualitetFOTOT/Aeroporti $20 trilionësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë

FOTOT/Aeroporti $20 trilionësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë

spot_img
spot_img

Mirëpo vetë fakti që ai është fundosur vetëm 12 metra në 30 vjet, është provë e aftësive të mahnitshme të inxhinierisë civil, thonë ekspertët

Arkitektët e pabesueshëm japonezë kanë krijuar aeroportin futuristik në ujin e gjirit Osaka në Japoninë qendrore, rreth 400 km në perëndim të Tokios.

Statistikat thonë se gjiri është 27 metra i thellë dhe uji i tij më pas rrjedh drejt oqeanit Paqësor.

Aeroporti ndërkombëtar Kansai pranë qytetit Osaka është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima – fillimisht i krijuar si një zgjidhje për mbingarkesën e aeroportit të Osaka.

Ishulli është i ndarë më dysh për secilën nga ndërtesat e aeroportit, terminali 1 dhe terminali 2.

Terminali Një, i dizenjuar nga Renzo Piano, pret fluturimet ndërkombëtare dhe ato vendase të linjave të mëdha dhe ka një ndërtesë rreth 1.5 km të gjatë, ndërsa terminali 2 është për fluturime lokale, shkruan rrjeti britanikUnilad.

Impjanti është hapur në 1994 dhe deri tani raportohet se është fundosur 12 metra.

Megjithëse inxhinierët mendonin se kishin llogaritur gjithçka gjatë ndërtimit, si konsolidimin e rërës mbi të cilën qëndron aeroporti, ata nuk kishin llogaritur sesa i paparashikueshëm mund të jetë niveli i rërës dhe xhepave që mund të formohen në të.

Megjithë shpenzimet milionere për të krijuar murin e detit, ishulli pritet të fundoset edhe 5 metra të tjera deri në vitin 2056, dhe rrjedhimisht të mbulohet nga uji rreth vitit 2100.

Aeroporti është nga më të ngarkuarit në vend dhe i preferuar nga amatorët e teknologjisë në rrjetet sociale.

Një prej tyre shkruante në rrjetin Twitter: “Kansai Airport është i ndërtuar në oqean, cfarë vendi i mrekullueshëm”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular