Një politikan nga India është qëlluar për vdekje në Mumbai të dielën, raporton “BBC”
Persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të 66-vjeçarit Baba Siddique, në afërsi të zyrës së birit të tij, që po ashtu është politikan.
Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.
Siddique, një ish-ministër në nivel lokal, ishte figurë e lartë politike në shtetin e Makahrashtras. Në këtë shtet pritet të mbahen zgjedhje muajin e ardhshëm. Vrasja ka shokuar Indinë.
Siddique ishte i njohur për festat luksoze e po ashtu për lidhjet e ngushta me yjet e Bollywoodit.
Vrasja ndodhi përkundër nivelit të lartë të sigurisë për shkak të një festivali hindus në qytet.