BallinaAktualitetNdeshja Çeki-Shqipëri, Spahiu: Futbollistët e kombëtares duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar...

Ndeshja Çeki-Shqipëri, Spahiu: Futbollistët e kombëtares duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi!

spot_img
spot_img

Kreshnik Spahiu nuk e fsheh zhgënjimin prej asaj që ndodhi dje në Pragë në ndeshjen e Ligës së Kombeve Çeki-Shqipëri 2-0.

Spahiu theksoi se lojtarët kuqezi duhet të ndërprisnin ndeshjen në momentin që tifozët përdhosën flamurin e kombëtares sonë në tribuna dhe nxorën një hartë të Kosovës me simbolet e Serbisë.

Spahiu priste që futbollistët tanë të vepronin si në Beograd kapiteni Lorik Cana me shokë që mbrojtën simbolet tona.

“Kam vlerësim të drejtpërdrejtë për ata miliona shqiptarë që u përlotën dje në Tv, jo vetëm mes topit të futbollit por edhe urrejtjes nacionaliste të çekëve. Prisja që lojtarët të merrnin flamurët e përdhosur dhe flamurin me hartën e Kosovës dhe ti largonin nga hekurat e stadiumit. Prisja të bënin atë që bëri Lorik Cana në Beograd. Prisja që të pezullonin ndeshjen derisa dinjiteti kombëtar të vihej në vend. Ndjej keqardhje që futbollistët shqiptarë ulën kokën. Më mirë të humbnim herë duke braktisur lojën sesa humbën dy herë në fushë dhe në tribunë.’

Në vitin 2014, në ndeshjen eliminatore për Euro 2016, Serbi Shqipëri, kujtojmë atë moment kur në stadiumin  Beogradit hyri droni i Ballist Morinës me flamurin ‘Autochtonus‘ me simbolet kombëtare shqiptare. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular