BallinaKryesoreA do të ulet në tryezë me kryeministrin Rama? Ja si përgjigjet...

A do të ulet në tryezë me kryeministrin Rama? Ja si përgjigjet Berisha

spot_img
spot_img

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur thirrjes së ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato për të zgjidhur krizën politike në vend përmes dialogut.

“Se çfarë dialogu kërkon Rama besoj e demonstron qartë me burgosjet e drejtuesve kryesorë të opozitës”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita është në qëndresën e saj, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku liderët e opozitës janë arrestuar.

Sali Berisha: Aktet armiqësore të Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku tre liderët kryesore opozitarë janë të burgosur ose në procese penale, me deputetë të burgosur pse u tha të vërtetën shqiptarëve.

Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte përligjin një diktaturë. Ne jemi thjesht në qëndresën tonë.

Pra, se çfarë dialogu kërkon Rama besoj e demonstron qartë me burgosjet e drejtuesve kryesorë të opozitës.

Ndjej keqardhje, ambasadori ishte ftuar sot të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare. Kurrë kjo nuk ka ndodhur, janë paraqitur në selinë e Parlamentit por këtë e organizoi Spiropali duke shpresuar se do të gjendet ndonjë patronazhist për t’iu sulur ambasadorit. Kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesor, mbaroi punë e doli.

Ata që përcaktuan këtë kurth për të realizuar një skenar të turpshëm si me Fredi Beleri që e agresuan tek dera Kuvendit këtë radhë dështuan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular