BallinaKronikeApeli lë në burg Esmerald Ballën/Vrau babain për 75 mijë euro dhe...

Apeli lë në burg Esmerald Ballën/Vrau babain për 75 mijë euro dhe e hodhi në pus!

spot_img
spot_img

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, të riun që u arrestua për vrasjen e babait të tij, Enver Balla, e vendosur nga Shkalla e Parë Durrës. E njëjta masë edhe për shokun e tij, që akuzohet për moskallëzim krimi.

Krimi i rëndë mendohet se ka ndodhur më 11 gusht, ndërsa 30-vjeçari ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes baba e bir. Pusi ku trupi i viktimës u gjet më 4 gusht ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Balla e kreu krimin me armën e zjarrit pistoletë. Autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus, ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai. Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën. Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdorur për të kryer vrasjen ishte e të atit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular