BallinaKronikeDyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, 18-vjeçarja përfundon në spital

Dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, 18-vjeçarja përfundon në spital

spot_img
spot_img

Një  18 vjeçare dyshohet se  është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri Gero” në Fier. E reja është transportuar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë)”, njofton policia.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë çuar adoleshenten në këtë akt, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e vetëplagosjes.

Njioftimi i policise

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular