Skuadra e Fenerbahces ka fituar derbin e javës në Superligën e Turqisë ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2-3, në një përballje që rezultoi dramatike.
Fituesi i supersfidës u përcaktua në sekondat e fundit. Kur rezultati ishte 2 me 2, mesfushori Amrabat shënoi një gol në frymën e fundit për t’ia dhënë tri pikë të arta Fenerit.
Një festë e çmendur u pa nga trajneri Jose Zhoze dhe lojtarët e tij në momentin e shënimit të golit të fitores, teksa pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit.
Fred dhe Xheko shënuan më herët për Fenerbahçen në minutat 42 dhe 75, ndërkohë që Banza realizoi dopietë për Trabzonsporin në minutat 59 dhe 67. Të dy golat u shënuan nga penalltia. Goli i fitores u shënua në minutën 90+12 nga Amrabat.