BallinaPolitike"Vorio Epiri ka vdekur, me fletushka kërkuan të më ndalojnë", Rama: Më...

“Vorio Epiri ka vdekur, me fletushka kërkuan të më ndalojnë”, Rama: Më kanë kërcënuar, janë fosile për gjynah

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Selanik tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, që siç tha ai, nga disa grupe fantazmash të gjalla të së shkuarës, që u ngritën në protestë me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.

Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe në adresën time,  kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton keqardhje, çdo sfazëm e kujtdo qoftë në Shqipëri, që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike.

Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë bojë dhe të dalë kohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritë shkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21.

Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh, ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular